Italia sot ka numrin më të ulët të viktimave Covid-19, i regjistruar që prej datës 1 mars 2020.
Në 24 orët e fundit Italia regjistron 6 viktima Covid-19 e 126 të infektuar me shumë se dje.
Prej tyre 78 të infektuar janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, ndërsa në 9 rajone te tjera italiane janë regjistruar 0 raste pozitive më 24 orët e fundit.
Numri i personave aktivë pozitivë është reduktuar në 16 496.
Të infektuar total që nga nisja e pandemisë e deri më sot janë 240 436.
Viktima Covid-19 janë 34 744 e të shëruar 189 196 .
Në struktura spitalore po kurohen 1120 pacientë e 96 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intensive. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.