×
  • Lajme
  • Botë

    Italia shënon rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 23:18

    Italia ka shënuar rastin e parë me variantin e koronavirusit të ri që është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe.


    Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, raportojnë mediat italiane.

    Pacienti ishte kthyer në Fiumicino pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar.

    Varianti i ri i COVID, i zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka ngjallur frikë në Europë, për pasojë shumë shtete kanë nisur që të marrin masat për të parandaluar një situatë të ngjashme më atë që ndodhi me COVID-19.

    Kështu, mësohet se ditën e sotme Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!