×
  • Lajme
  • Botë

    Italia veriore goditet nga tërmeti

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 15:59

    Shumë italianë janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të vendit pasi i vërejtën dridhjet e një tërmeti.


    Dridhja ndodhi në rajonin e Tuskanës.

    Tërmeti e kishte fuqinë e 2.6 shkallëve të Rihterit, ndërsa lajmin e konfirmoi Instituti Italian i Gjeologjisë dhe Vullkanologjisë.

    Epiqendra e tërmetit ishte pesë milje në thellësi të tokës. Nuk ka raportime për dëme materiale, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Dridhja e goditi veriun e Italisë në ditën e parë të izolimit të plotë të vendit për shkak të përhapjes së koronavirusit.

    Mbi 460 persona kanë vdekur dhe më shumë se 9 mijë të tjerë janë infektuar në shtetin më të goditur nga virusi i ri në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!