Rrejti social, Twitter mbylli profilin e presidentit sirian Bashar al-Asad kur ai njoftoi për një intervistë që presidenti kishte dhënë për shërbimin publik italian të RAI.
Përndryshe, RAI refuzoi të transmetojë intervistën pa shpjegime, por agjencia siriane e lajmeve SANA megjithatë e vendosi atë në portalin e saj, transmeton Reporteri.net.
Intervista u krye nga Monika Magoni, por më vonë u tha se nuk do të transmetohej.
Një zëdhënës i stacionit televiziv italian tha se nuk dihet kur dhe ku do të transmetohet intervista.
Shërbimi për shtyp i presidentit sirian tha të Shtunën se RAI 24 kishte ndryshuar në mënyrë të përsëritur datën e transmetimit, pa sqaruar, dhe shtoi se ishte një përpjekje e Perëndimit për të fshehur të vërtetën për situatën në vend.
Ndryshe, mësohet se presidenti sirian në këtë intervistë ka thënë se Evropa ka qenë një nxitëse e madhe e kaosit në Siri dhe se kriza e migrantëve është rezultat i mbështetjes direkte për terrorizmin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.