Kufoma e dekompozuar e një italiani 59 vjeçar, të quajtur Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, martuar me një shqiptare dyshohet se ndodhej në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Itali.
Sipas medias italiane, zhytësit denoncuan menjëherë në polici, ku u shprehën se në makinën e zhytur 80 m në fund të liqenit kishin parë një kufomë. Karabinierët dyshojnë tek gruaja e tij shqiptare, pasi ajo e bëri denoncimin disa javë pasi ai ishte zhdukur.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur Rosario Tilotta, i cili njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas policisë zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale. Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai.
Vëllai i viktimës është i bindur se ai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë. Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cilat ia sillte në shtëpi një shqiptar, identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me drogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij ku ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.