×
  • Lajme
  • Botë

    Italisë nuk i ndahen të këqijat: Shiu dhe breshëri pushtojnë rrugët, bora zbardh lartësitë mbi 2200 m

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 9:52

    Stuhitë të fuqishme kanë përfshirë qytetet e Veronës, Vicenzës dhe Padovas në Itali me shi dhe breshër.


    Stuhitë të fuqishme kanë përfshirë qytetet e Veronës, Vicenzës dhe Padovas në Itali me shi dhe breshër.

    Disa prej rrugëve janë pushtuar nga uji dhe përmbytur makinat ndërsa pemët janë thyer nga era e fortë. Në Verona në shumë zona janë dëmtuar vreshtaritë ndërsa kryetarët në bashkitë e këtyre rajoneve kanë shpallur gjendjen e krizës. Sot do të bëhet edhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.

    Ndërsa për kënaqësinë e atyre që do donin të shkojnë për ski, dëbora ka zbardhur me 20 cm zonën e skive të akullnajës Stelvio në nivelin mbi 2200 metra. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!