×
  • Lajme
  • Botë

    Iu prezantua një gruaje si drejtor i bankës private dhe i mori 230 mijë euro

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 15:03

    Ekstradohet nga Gjermania Ilir Demolli, 54 vjeç i dënuar për veprën penale të mashtrimit.


    Ai ishte arrestuar nga policia e Mynihut në datë 5 Mars të këtij viti pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 7 vite burg.

    Ai akuzohet për mashtrim pasi në vitin 2012 i kishte marrë shtetases me iniciale F. SH., një shumë prej 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private.

    Policia njofton se nga kjo shumë Demolli i ka kthyer asaj vetëm shumën 25 000 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!