×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Izraeli bombardon kampet me tenda në Rafah, të pakën 25 të vrarë dhe 50 të plagosur

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 23:39

    Forcat izraelite kanë bombarduar kampet me tenda për të zhvendosurit palestinezë jashtë qytetit Rafah, duke lënë të vrarë të pakën 25 persona dhe plagosur 50 të tjerë.

    Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Rripin e Gazës nga i cili kanë ikur mijëra palestinezë shkaku i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Associated Press.

    Dëshmitarët kanë thënë se njëra raketë ka rënë afër spitalit fushor të Kryeqit të Kuq, ndërkaq raketa e dytë ka rënë në momentin kur njerëzit kanë nisur të dalin nga tendat, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se spitali fushor është mbushur me të vdekur. Kryqi i Kuq ka deklaruar se në spitalin fushor janë 22 të vrarë dhe 45 të plagosur.

    Ka akuzuar Izraelin për përdorimin e armatimit të kalibrit të lartë.

    Qindra palestinezë jetojnë në tenda.

    Nga sulmet tokësore dhe bombardimet izraelite janë vrarë më shumë se 37 mijë e 400, ka njoftuar ministria palestineze e shëndetësisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!