Izraeli ka kryer seri të bombardimeve në Liban pasi një grua është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulme me raketë në veri të Izraelit, raporton BBC.
Mediat e Libanit kanë raportuar se fshatrat në kufi me Izraelin janë bombarduar dhe janë djegur disa shtëpi, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Grupi militant i Hezbollahut, që dyshohet se ka kryer sulmet ndaj Izraelit, nuk ka marrë përgjegjësinë.
Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë luftuar mes vete qëkur ka nisur lufta ndaj Hamasit më 7 tetor.
“Aeroplanët luftarakë kanë nisur valën e sulmeve në territorin libanez”, ka thënë zëdhënësi i Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Daniel Hagari.
Hezbollahu, është një prej grupeve më të armatosura në botë dhe përkrahet nga Irani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.