Izraeli dhe Hamasi janë duke bërë progres për marrëveshjen e armëpushimit të ri dhe lirimin e pengjeve, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Bisedimet kanë vazhduar të martën në Egjipt, me Izralin që ka kërcënuar se do të zgjerojë ofensivën në jug të Gazës, pjesë në të cilën janë strehuar 1.4 milion palestinezë.
Forcat izraelite kanë shpëtuar dy pengje që po mbaheshin në jug të qytetit Rafah gjatë bastisjes në të cilën u vranë të paktën 74 palestinezë.
Marrëveshja e armëpushimit do të mundësonte kalimin e më shumë ndihmave për palestinezët që tashmë po hyjnë në muajin e pestë të luftës dhe ofron liri për të paktën 100 pengje që po mbahen në Gaza. Katari, SHBA-ja dhe Egjipti janë duke marrë pjesë në këto bisedime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.