Nga e diela, 18 prill, në Izrael nuk do të jetë më e detyrueshme të mbahet një maskë jashtë ambienteve publike. Kjo është ajo që përcaktohet nga një direktivë e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbajtja e detyrueshme e maskës u përcaktua rreth një vit më parë për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Sidoqoftë, detyrimi për të mbajtur në fytyrë pajisjen e sigurisë në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.
Vendimi ishte diskutuar prej disa javësh, por sipas “Jerusalem Post”, autoritetet vendosën të presin fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se evenimenti pa maska mund të çojë në një rritje të infeksioneve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.