×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli e shpall “Persona non grata” Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

    Reporteri
    02 Tetor 2024 | 14:05
    Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres. Fotografi nga arkivi.

    Ministri i Jashtëm i Izraelit ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është “persona non grata” në Izrael dhe se të njëjtit i ndalohet hyrja në vend.

    Israel Katz thotë se vendimi i tij është një përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të “dënuar pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën.

    Ai akuzon shefin e OKB-së se është “anti-izraelit” dhe u jep “mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve. Guterres do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së për brezat që do të vijnë, ka thënë Katz raporton The Jerusalem Post.

    Dje, shefi i OKB-së dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi” dhe bëri thirrje për një armëpushim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!