Ushtria izraelite ka dhënë një përditësim të ri mbi numrin e pengjeve të mbajtura në Gaza – duke thënë se 222 persona tani janë konfirmuar se mbahen peng, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”.
“Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit]. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha Gallant të dielën në Tel Aviv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.