Izraeli kreu sulme ajrore kundër Iranit gjatë natës, duke synuar programin e tij bërthamor dhe aftësitë e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi, njoftojnë mediat e huaja.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se sulmi ishte “parandalues”.
Forcat izraelite kanë shënjestruar dhjetëra objekte ushtarake në të gjithë Iranin, përfshirë një lagje në Teheran ku strehohen komandantë të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Iraniane, sipas raportimeve në radion ushtarake.
Sulmet kanë vrarë Hossein Salamin, shefin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit – një degë e fuqishme e forcave të armatosura të vendit – si dhe shkencëtarë bërthamorë, sipas mediave shtetërore iraniane.
Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka mbyllur hapësirën ajrore, duke devijuar të gjitha fluturimet drejt vendeve të tjera, raportuan mediat izraelite.
Mediat iraniane konfirmuan se shpërthime të shumta u dëgjuan në dhe përreth Teheranit. Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu shpërthime të tjera të fuqishme në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), thotë se Irani nisi “rreth 100 dronë drejt territorit izraelit”, të cilët ai thotë se po punojnë për t’i kapur.
Defrin shton se shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit dhe komandanti i komandës së emergjencës së Iranit u vranë në sulmet e natës së kaluar.