Anëtari i kabinetit qeveritar të Izraelit, Benny Gantz ka paralajmëruar se nëse grupi militant i Hamasit nuk i liron të gjithë pengjet në Gaza deri më 10 mars, do të nisë ofensiva tokësore në qytetin Rafah në jug, raporton BBC.
Kjo është hera e parë që Izraeli tregon se kur do të mund të nisë ofensivën në qytetin e mbipopulluar në jugë të Gazas.
Ndaj këtij plani janë shprehur shumë shtete perëndimore për shkak se në këtë pjesë të Gazas jetojnë më shumë se 1.5 milion palestinezë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se nuk i është lejuar hyrja në spitalin Nasser të Khan Yunisit, për të vlerësuar situatën.
Forcat izraelite besojnë se në këtë spital Hamasi po mban disa pengje.
Muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani, sivjet do të nisë më 10 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.