×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli një hap para botës: Po vaksinohen adoleshentët

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 17:34

    Qindra izraelitë kanë bërë vaksinën anti-Covid të Pfizer dhe deri më tani nuk ka asnjë efekt anësor. Ministria e Shëndetit e Izraelit analizoi të dhënat nga 600 të rinj të moshës 16 deri 18 vjeç me probleme shëndetësore, të cilët u monitoruan nëse do të rrezikonin. Por të dhënat treguan se asnjë prej tyre nuk pati probleme.


    Gjetjet ka të ngjarë të nxisin udhëheqësit izraelitë të marrin në konsideratë vaksinimin e të gjithë fëmijëve ndërsa vendi vazhdon të shpejtojë programin e vaksinimit.

    Mosha 16-18 vjeç po vaksinohet aktualisht, ndërsa më shumë se gjysma e izraelitëve e kanë marrë dozën e parë. Si Pfizer / BioNtech ashtu edhe Oxford/ AstraZeneca thuhet të jenë efektive në uljen e simptomave, por asnjëri prej tyre nuk është testuar siç duhet në moshat nën 18 vjeç.

    Studimet u përqendruan te të rriturit, sepse ata janë më të rrezikuarit nga Covid. Pfizer tani po kryen një studim mbi efektet e vaksinës tek personat 12 deri në 15 vjeç dhe Universiteti i Oksfordit ka njoftuar planet për të testuar vaksinën tek fëmijët e moshës gjashtë vjeç.

    Por të dy studimet pritet të zgjasin disa muaj, që do të thotë që përdorimi i vaksinës në Izrael për të rinjtë do të ofrojë të dhënat më të sigurta.

    Më shumë se 80 % e të rriturve izraelitë kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës dhe zyrtarët presin që tre në pesë persona të kenë marrë dozën e dytë brenda disa javësh.

    Nën 16- vjeçarët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Izraelit, që do të thotë se do të duhet të vaksinohen edhe ata që të arrihet imuniteti i masës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!