Ministri izraelit i Mbrojtjes ka paralajmëruar se do të ashpërsohen sulmet ndaj grupit militant të Hezbollahut në Liban edhe nëse arrihet armëpushimi me Hamasin në Rripin e Gazës, raporton Associated Press.
Hezbollahu që ka shkëmbyer zjarr me Izraelin në vijën kufitare qëkur ka nisur lufta në Gaza, ka deklaruar se do të ndalë sulmet pothuajse të përditshme ndaj Izraelit nëse arrihet armëpushimi në Gaza.
Mirëpo ministri Yoav Gallant ka deklaruar se kanë gabuar të gjithë ata që kanë menduar se armëpushimi i përkohshëm për Gazën do të bëhet edhe për pjesën veriore të vendit.
“Ne do të vazhdojmë zjarrin dhe do ta bëjmë këtë pavarësisht se çfarë ndodh në jug, do ta bëjmë deri në arritjen e qëllimeve tona”, ka thënë Gallant.
Hezbollahu ka nisur sulmet kundër Izraelit menjëherë pasi Hamasi nxiti luftimet në Gaza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.