Izreaeli është në pritje për të parë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta ndihmojnë për ta sulmuar Iranin.
Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar për CNN se po e presin vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, përcjell Reporteri.net.
“Po presim vendimin e presidentit”, ka deklaruar ky zyrtar.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me ecurinë e operacioneve ushtarake izraelite në Iran dhe mundësinë e përfshirjes së SHBA-së.
Megjithatë, dy zyrtarë izraelitë thanë se kryeministri Benjamin Netanyahu nuk po i kërkon drejtpërdrejt Trump-it që të miratojë sulme amerikane ndaj Fordow, objektit bërthamor iranian që ndodhet nën një mal.
Netanyahu, ashtu si zyrtarë të tjerë izraelitë, po shpreson që Trump ta marrë këtë vendim vetë – pa ndjerë se është shtyrë nga homologu izraelit.
“I gjithë operacioni bazohet në idenë se SHBA do të bashkohet në një moment,” ka deklaruar një zyrtar i tretë izraelit.
CBS raportoi duke u thirrur në burime se Trump po shqyrton mundësinë që t’i bashkohet Izraelit për të ndërmarrë sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane, përfshirë edhe atë në Fordow./Reporteri.net