×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli pranon sulmin ndaj ambulancave: Hamasi i përdor për të transportuar terroristë dhe armë

    Reporteri
    03 Nëntor 2023 | 21:15

    “Ne goditëm një ambulancë të përdorur nga Hamasi”. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga ushtria izraelite mbrëmjen e së premtes.

    Konfirmimi për sulmin vjen pas goditjes së një sërë ambulancash jashtë spitalit Al Shifa në Gaza, më herët gjatë ditës së sotme.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në veçanti se një nga avionët e saj goditi një ambulancë “e cila u identifikua se po përdorej nga një celulë terroriste e Hamasit”.

    Nga ana tjetër, ministria e shëndetësisë e Hamasit në Gaza njoftoi se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën nga bombardimet, për të cilat fajësoi Izraelin.

    Një zëdhënës i IDF tha se një numër militantësh u vranë duke shtuar se kanë “informacion që vërteton se mënyra e veprimit të Hamasit është transportimi i operatorëve dhe armëve në ambulanca.”

    Zëdhënësi i ushtrisë izraelite shtoi: “Kjo zonë është një zonë luftimi. Civilëve në zonë u është thënë vazhdimisht që të lëvizin në jug për sigurinë e tyre”.

    Si pasojë e bombardimeve, besohet se të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!