Një zyrtar i lartë i Izraelit ka thënë se pret që lufta kundër Hamasit në Gaza të vazhdojë të paktën deri në fund të vitit 2024, raporton BBC.
“Presim edhe shtatë muaj të tjerë luftimesh”, ka thënë këshilltari i sigurisë kombëtare për kryeministrin, Tzachi Hanegbi, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai gjithashtu ka deklaruar se ushtria izraelite ka marrë kontrollin e 75 për qind të zonës së ngushtë në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit.
Ndërkohë, banorët e qytetit jugor të Rafahs kanë raportuar për seri të re të bombardimeve ajrore dhe me tanke.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se spitali i fundit në qytetin Rafah mezi është duke funksionuar dhe se pushtimi i plotë i ushtrisë izraelite mund të detyrojë mbylljen dhe të përkeqësojë situatën.
Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë deklaruar të martën se janë duke operuar me shumë përpikëri në Rafah.
Ndërkaq, qeveria amerikane ka thënë se nuk beson se një operacion i madh është duke u kryer nga Izraeli.
Shteti izraelit ka insistuar se duhet kontrolli i qytetit Rafah me qëllim që të arrihet deri te fitorja.
Të paktën 36 mijë e 170 palestinezë janë vrarë në Gaza qëkur ka nisur lufta. Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.