Forcat ushtarake izraelite kanë rrethuar spitalet kyçe në Gaza, Al-Shifa, Al-Quds, Al-Rantisi dhe Spitalin Indonezian, ku raportohej për shpërthime brenda apo pranë tyre gjatë gjithë ditës së djeshme.
Rrethimi i spitaleve nga forcat ushtarake izraelite vjen pasi ata kanë akuzuar Hamasin se po vepron nga tunelet nën spitalin Al-Shifa, për të cilën Hamasi e ka mohuar.
Në një video të publikuar nga BBC, shihej një grua në spitalin e fëmijëve Al-Rantisi, i cili ishte i rrethuar me tanke dhe me njerëz që u urdhëruan të evakuoheshin.
🚨🚨Urgent : Tanks are besieging the AL Rantisi Children’s Hospital, trapping medical staff and patients inside. Direct sniping at anyone moving in the area.
This is extremely serious ‼️ pic.twitter.com/rrSMLUdtQs
— Nour Naim| نور نعيم (@NourNaim88) November 10, 2023
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se spitalet në Gazën veriore kanë “arritur në një pikë pa kthim”, duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve.
Kujtojmë se mbrëmë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj se liderët botërorë duhet të dënojnë Hamasin, jo Izraelin.