Forcat izraelite kishin sulmuar një kolonë të kamionëve me ndihma nga Kombet e Bashkuara, të cilët po hynin në pjesën qendrore të Gazës më 5 shkurt.
Në dokumentet e siguruara nga CNN-i thuhet se ushtria izraelite pas sulmit nuk ka lejuar hyrjen e kamionëve në pjesën veriore të Gazës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Kombet e Bashkuara dhe Izraeli fillimisht ishin pajtuar për rrugën që do të ndiqnin kamionët. Mirëpo njëri nga 10 kamionët ishte goditur me një raketë.
Asnjë nuk është lënduar, mirëpo përmbajtja me ndihma, kryesisht miell, ishte shkatërruar plotësisht.
Ky sulm shfaq sfidat me të cilat janë përballur ekipet e OKB-së për të ndihmuar më shumë se 2 milionë palestinezë që janë bllokuar në Gaza.
Forcat Izraelite të Mbrojtjes nuk kanë komentuar rreth këtij rasti. Më 5 shkurt kishin njoftuar se janë duke hetuar këtë sulm.
Që prej fillimit të luftës, shumë kolona me ndihma janë sulmuar, përfshirë edhe depot ku ruhen ato.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.