Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake qeveritare të Sirisë, afër Damaskut, dhe në provincën Homs.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, Sana, citoi një pjesëtar të ushtrisë, të ketë thënë se, sulmet ndodhën nga aeroplanët izraelitë që fluturonin në hapësirën ajrore të Libanit.
Sipas kësaj agjencie, katër civilë janë vrarë, dhe 21 janë plagosur nga këto sulme ajrore.
Ushtria izraelite nuk e ka konfirmuar sulmin.
Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, kundër asaj që i përshkruan si objektiva iranianë në Siri, duke përfshirë grupin militant shiit të Libanit, Hezbollah.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.