×
  • Lajme
  • Botë / Deklaratë

    Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e dytë të Hamasit në kampin e refugjatëve

    Reporteri
    01 Nëntor 2023 | 23:21

    Forcat izraelite kanë vrarë një tjetër komandant të Hamasit të mërkurën në sulmin e tyre të dytë në kampin më të madh të refugjatëve në Gaza, ka thënë ushtria izraelite, raportoi Reuters.

    Siç është bërë e ditur, vrasja e këtij komandanti ka ndodhur pas evakuimit të grupit të parë të civilëve nga enklava e rrethuar, drejt Egjiptit.

    Nuk është publikuar asnjë informacion për viktimat e mundshme nga shpërthimi i dytë, i cili ndodhi një ditë pasi zyrtarët palestinezë shëndetësorë kanë thënë se një sulm ajror izraelit ka vrarë rreth 50 njerëz dhe ka lënë të plagosur rreth 150 të tjerë.

    Ushtria izraelite më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se avionët e saj luftarakë kanë goditur një kompleks komandimi dhe kontrolli të Hamasit në Jabalia “bazuar në inteligjencën e saktë”, duke vrarë kreun e njësisë raketore antitank të grupit islamik, Muhammad A’sar.

    “Hamasi ndërton qëllimisht infrastrukturën e tij terroriste nën, përreth dhe brenda ndërtesave civile, duke rrezikuar qëllimisht civilët e Gazës”, thuhet në deklaratë.

    Izraeli ka thënë se sulmi i së martës në të njëjtin kamp vrau Ibrahim Biarin, i cili thuhet se ishte drejtues i “sulmit terrorist vrasës më 7 tetor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!