Izraeli ka vendosur që të ndihmojë me disa mijëra doza të vaksinave anti-COVID shtetet që kanë hapur ambasadat në Jerusalem apo planifikojnë të hapin ato.
Tri shtetet e para që kanë marrë mijëra doza të vaksinave anti-COVID do të jenë Hondurasi, Republika e Çekisë dhe Guatemala, që kanë forcuar prezencën diplomatike në Jerusalem.
Mirëpo, në këtë listë nuk përmendet Kosova, ndonëse është paralajmëruar hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Republika e Çekisë ka njoftuar se ka marrë një dërgesë të vogël të vaksinave nga Izraeli, siç ka njoftuar agjencia Reuters, ndërsa edhe Hondurasi pritet të marr rreth 5000 doza.
Po ashtu raportohet se edhe Hungaria do të ndihmohet me vaksina anti-Covid nga Izraeli.
“Financial Times” raporton se si Izraeli është duke përdorur vaksinat për diplomacinë ndërkombëtare.
Po ashtu raportohet se do të ndihmohen edhe punonjësit shëndetësorë në Bregun Perëndimor me vaksina anti-COVID.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.