Grupi militant i Hezbollahut ka njoftuar se njëri nga komandantët kyç është vrarë nga një sulm ajror i Izraelit në Liban, raporton BBC.
Mohammed Nimah Nasser ishte njëri nga anëtarët e Hezbollahut që ishte cak i Izraelit pas gati nëntë muajsh të dhunës ndërkufitare që ka nxitur shqetësimet se mund të shndërrohet në luftë totale.
Hezbollahu ka deklaruar se ka lansuar 100 raketa në drejtim të pozicioneve izraelite në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit të tyre. Nuk është raportuar për të plagosur, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Nasser, sipas ushtrisë izraelite, ishte komandant i njësisë përgjegjëse për lansimin e raketave nga jugperëndimi i Libanit dhe e ka akuzuar atë për disa sulme terroriste.
Gjithashtu ai është cilësuar si homologu i Taleb Sami Abdullah, komandanti i njësisë tjetër që u vra gjatë muajit qershor. Vrasja e tij ka nxitur Hezbollahun që brenda një dite të lansojë më shumë se 200 raketa në drejtim të Izraelit.
Që prej kësaj vrasjeje, ka pasur përpjekje diplomatike për të ulur tensionet. SHBA-ja dhe OKBA-ja kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse kris lufta me Hezbollahun në të cilën mund të hyjë edhe Irani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.