×
  • Lajme
  • Botë

    Izraelitët protestojnë kundër Netanyahut në Jerusalem

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 23:22

    Mijëra qytetarë kanë protestuar sonte në Jerusalem, kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.


    Siç raportojnë mediat izraelite, të cilat i përcjell edhe AP-ja, diku rreth 10,000 qytetarë sot kanë bllokuar qytetin.

    Protestat erdhën si pasojë e deklaratave për korrupsion nga Netanyahu dhe për trajtimin që ia bëri qeveria pandemisë me COVID-19.

    Turma u mblodh para rezidencës së Netanyahut, duke fryrë me vuvuzela e filikaqa dhe duke valëvitur flamurin e duke bërë thirrje që ai të japë dorëheqje.

    Me një popullsi prej rreth 9 milionë banorë, në Izrael janë raportuar 150,000 të infektuar me koronavirus e mbi 1,000 të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!