Tashmë anë shfaqur imazhet e para të tankeve Leopard 2, të cilat kanë arritur në Ukrainë.
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal dhe homologu polak, Mateusz Morawiecki shtrënguan duart përpara tankeve të betejës, të cilat iu dhanë Kievit nga Varshava.
Tanket moderne mendohet se do të ndryshojnë lojën në Ukrainë, e cila po planifikon të nisë një kundërofensivë gjatë javëve të ardhshme, raporton Sky News.
Muajin e kaluar, Gjermania – e cila prodhon këto automjete luftarake – ishte nën presion për t’ia dërguar Ukrainës dhe t’i lejojë aleatët ta bëjnë të njëjtën gjë pasi shtetit gjerman posedon këtë të drejt ekskluzive.
Që atëherë, ajo ka rënë dakord të dërgojë disa nga tanket e saja, si dhe të lejojë vendet e tjera ta furnizojnë shtetin ukrainas me këto automjete luftarake.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas saktësisht para një viti duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.