Japonia ka konfirmuar pesë rastet e para të variantit të ri, me përhapje më të shpejtë të coronavirusit, të cilën janë pasagjerë të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa kryeministri, Yoshihide Suga kërkon ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe, me përjashtim të kthimit të shtetasve japonezë dhe atyre që kanë leje qëndrimi.
Periudha e Vitit të Ri është një festë e zgjatur kombëtare në Japoni, me shumë njerëz që zakonisht udhëtojnë përsëri në vendlindjet e tyre dhe kalojnë kohë me familjen dhe miqtë, raporton The Guardian.
Më herët të premten, Suga bëri thirrje për një Vit të Ri të qetë pa mbledhjet e zakonshme shoqërore për të parandaluar përhapjen e COVID-19, i cili ka thyer rekorde infeksionesh pothuajse çdo ditë.
Japonia, me një popullsi prej 126 milionë banorësh, ka arritur marrëveshje për të blerë 290 milionë doza vaksinash nga Pfizer Inc, AstraZeneca Plc dhe Moderna Inc – të mjaftueshme për 145 milionë njerëz.
Ndryshe, 211 mijë persona janë infektuar deri më tani me coronavirus gjersa kanë vdekur 2967 njerëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.