Autoritetet japoneze i kanë filluar përgatitjet për t’u përballur me tajfunin “Faxai” të dielën duke i anuluar fluturimet dhe lëvizjet e trenave në Tokio. Pritet që rajoni i kryeqytetit japonez të goditet nga erërat me shpejtësi deri në 216 kilometra në orë dhe reshjet e mëdha të shiut në natën e së dielës.
Agjencia Japoneze e Meteorologjisë njoftoi se niveli i reshjeve në 24 orët e ardhshme mund të shkojë deri në 30 centimetra.
“Shiu dhe era mund të fillojnë papritmas dhe të shkaktojnë stuhi në det. Ekziston rreziku edhe për erëra me shpejtësi rekorde në kryeqytet dhe në rajone të tjera”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie, i cili u publikua në faqen zyrtare të internetit.
Televizioni publik japonez, NHK, paralajmëroi se erërat me shpejtësi të madhe mund të shkaktojnë ndërprerje të rrymës dhe dëmtim të shtëpive, ndërsa reshjet e mëdha të shiut mund të shkaktojnë vërshime dhe rrëshqitje të dheut.
Hekurudhat e Japonisë kanë njoftuar se do t’i ndërpresin shërbimet e trenave të shpejtë mes Tokios dhe Osakas nga ora nëntë e mëngjesit dhe paralajmëroi se mund të ketë vonesa të tjera për shkak të stuhisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.