61 kompani në Britaninë e Madhe iu bashkuan nga qershori në dhjetor të vitit 2022 testimit për zbatimin e skemës me 4 ditë punë për punonjësit e tyre dhe arritën në disa konkluzione mbresëlënëse.
Pas provës të dhënat treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktivë dhe për këtë arsye, kompanitë që morën pjesë në këtë “eksperiment” ranë dakord që të vijonin të zbatonin këtë skemë edhe në të ardhmen.
Një raport që vlerëson ndikimin e tij thotë se ky plan kishte përfitime veçanërisht për mirëqenien e punonjësve.
“Ne nuk kemi një kontroll të fortë se çfarë ka ndodhur saktësisht me produktivitetin, por duke pasur parasysh vetë-raportet e produktivitetit dhe mirëqenien e punonjësve, patëm rezultate vërtet të mira”, tha Juliet Schor, nga Kolegji i Bostonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.