Një grup njerëzish u mblodhën Waitsfield, Vermont, të shtunën për të protestuar ndaj zëvendëspresidentit JD Vance, i cili po qëndron për pushime me familjen.
Kjo erdhi pas përplasjes mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump, të cilës iu bashkua edhe Vance të premten në Zyrën Ovale, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Disa nga demonstruesit janë pjesë e Indivisible, një grup politik i krahut të majtë i themeluar në përgjigje të zgjedhjes së Donald Trump si president në 2016.
🚨 BREAKING. Fox News is reporting that protesters have disrupted JD Vance's planned vacation in Vermont following yesterday's fiasco. FAFO! pic.twitter.com/u0YlWJRd6k
— Ron Smith (@Ronxyz00) March 1, 2025
Kujtojmë se vizita e djeshme në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shndërrua në një përplasje verbale kur Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance akuzuan liderin ukrainas se nuk e vlerëson ndihmën amerikane dhe se refuzon negociatat e paqes.
Përplasja rezultoi në largimin e presidentit ukrainas nga Shtëpia e Bardhë dhe dështimin për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet, për të cilën Zelensky kishte udhëtuar në Washington./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.