×
  • Lajme
  • Botë

    Jeff Bezos s’është më personi më i pasur në planet, ky person ia zuri vendin

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 15:09

    Jeff Bezos nuk është më personi më i pasur në planet.


    Aksionet e Amazonit ranë për 13.9 miliardë dolllarë për një ditë, kur kompania raportoi fitimet e tremujorit të dytë të vitit, andaj Bezos doli prapa francezit, Bernard Arnault.

    Aksionet e kompanisë të mallrave luksoze LVMH, ku Bernard Arnauld ështëshef ekzekutiv,  gjithashtu patën rënie prej 2.9 miliardë dollarë, megjithatë, ai e përfundoi javën me një vlerë neto të vlerësuar prej 192.9 miliardë dollarë, 500 milionë dollarë para Bezos.

    Bezos kishte kaluar 50 ditët e fundit si personi më i pasur në botë, pavarësisht ekskursionit të tij të shkurtër ndër yjor më 20 korrik, raporton Forbes.

    Pasi Arnault u pasurua më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë vitit të parë të pandemisë, përfitmi i LVMH-së ka vazhduar për pjesën më të madhe të verës.

    Arnault zotëron 47% të aksioneve në kompani, e cila ka një kapital tregu prej më shumë se 400 miliardë dollarë.

    Filalet e saj përfshijnë Louis Vuitton, Moët & Chandon, Christian Dior dhe Tiffany & Co.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!