×
  • Lajme
  • Botë

    Jep dorëheqje ministri britanik i Brexit-it

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 11:40

    Sekretari i Britanisë për Brexit-in, David Frost, ka dhënë dorëheqje të shtunën nga qeveria e Boris Johnson-it.

    Frost tha në një letër drejtuar Johnson-it se ai drejtoi procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja për dy vjet e gjysmë, duke vënë në dukje se që të dy rivendosën lirinë dhe pavarësinë e Britanisë si vend dhe filluan procesin e vendosjes së marrëdhënieve të reja me BE-në.

    Por, ai potencoi një rrjedhje informacioni në media të vendimit të tij për largim nga posti përpara se një gjë e tillë të bëhej në janar.

    “Është zhgënjyese që ky plan është bërë publik mbrëmë dhe në rrethana të tilla mendoj se është e drejtë që unë të largohem menjëherë”, tha ai.

    Frost tha se “Brexit tani është i sigurt”, por “sfida për qeverinë tani është të ofrojë mundësitë që i jep” Britanisë.

    Ai kritikoi drejtimin e politikave të qeverisë në lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe shprehu keqardhje për hapat që u ndërmorën në korrik për të rihapur ekonominë që nuk ishin “të pakthyeshme”.

    Dorëheqja e Frost-it erdhi në një kohë kur Johnson është i bllokuar politikisht.

    Partia Konservatore, e udhëhequr nga Johnson, 98 deputetët e së cilës votuan kundër rregullores në lidhje me pasaportën e vaksinimit, humbi gjithashtu në zgjedhjet e pjesshme në North Shropshire më 16 dhjetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!