×
  • Lajme
  • Botë

    Jep dorëheqje ministri jordanez pas vdekjes së pacientëve të cilëve iu ndal oksigjenoterapia

    Reporteri
    13 Mars 2021 | 23:31

    Ministri i Shëndetësisë në Jordani, Nathir Obeidat ka dhënë dorëheqje pasi gjashtë pacientë me koronavirus humbën jetën në një spital në këtë shtet si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me oksigjenoterapi.


    Kryeministri i Jordanisë, Bisher al-Khasawneh ka urdhëruar të kryhet një hetim lidhur me vdekjet në spitalin 13 kilometra larg kryeqytetit Amman, raportojnë mediat e huaja.

    Kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Obeidat ka ardhur nga kryeministri Khasawneh.

    Deri më tani nuk dihet ende se çka ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me oksigjen për këta pacientë.

    Familjarët e të vdekurve janë revoltuar duke shkuar tek hyrja e spitalit mirëpo Policia ka reaguar në vendngjarje për të qetësuar situatën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!