Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill, edhe pse jetojnë në Shtëpinë e Bardhë, ata nuk e kanë çdo gjë të gatshme.
Presidenti i 46 i SHBA-së, zbuloi se ai dhe Jill Biden “nuk janë mësuar me njerëzit që t’i shërbejnë” në Shtëpinë e Bardhë. Teksa ishte i ftuar në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, 79-vjeçari u shpreh se ata vijnë me prejardhje të klasës së mesme.
“Ne të dy jemi të diplomuar në universitet dhe kemi punuar shumë, gjithsesi, rezultati përfundimtar ishte se nuk jemi mësuar me njerëzit që na shërbejnë. Dhe kështu në Shtëpinë e Bardhë, është dikush që të përgatit mëngjesin ose dikush që të paketojë rrobat ose dikush që të mban çantën. Tani kemi një marrëveshje. Dhe ata janë të mrekullueshëm. Djemtë që drejtojnë kuzhinën në katin e dytë, nuk i lëmë të hyjnë për të bërë punë mëngjesi, sepse nuk ka nevojë që ata të bëjnë mëngjes, ndërsa ne mund të skuqim vezët tona ose të mbushim një tas me drithëra”, reagoi Biden.
Kur Fallon e pyeti presidentin nëse i skuq vetë vezët, Joe sqaroi: “Epo unë nuk i bëj, Jill i bën”, teksa vuri në dukje se aftësitë e tij në kuzhinë janë mjaft të kufizuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.