Kryetari i Dhomës së Ulët të Kuvendit të Britanisë së Madhe, Jacob Rees-Mogg, është kritikuar shumë për shkak të shtrirjes së trupit në rendin e parë të ulëseve të këtij institucioni gjatë debatit të gjatë për Brexit-in.
Kryetari i Dhomës së Ulët u akuzua për shfaqje të mungesës së respektit ndaj kuvendit me gjestin e tij në kohën kur deputetët po debatonin për mënyrën e parandalimit të Brexit-it pa marrëveshje me Bashkimin Evropian.
Kryetarja e Partisë së Gjelbër, Caroline Lucas, e kritikoi kryetarin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me ton të ashpër. Ajo tha: Është folur shumë për demokracinë dhe për kryetarin e kuvendit, për të cilin më duhet të them se ka treguar mungesë respekti për kuvendin dhe për popullin”.
Ajo shtoi se kryetari është shtrirë në hapësirën për tre persona dhe po duket sikur është duke dëgjuar diçka të mërzitshme, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
“A mund t’i them atij se kur na ka mbajtur ligjërata për demokracinë, ne s’kemi marrë asgjë prej tyre”, tha kryetarja e të gjelbërve, Caroline Lucas.
Pavarësisht se deputetët kërkuan nga kryetari që të qëndronte ulur si të tjerët, dukej se ai nuk brengosej për kritikat e deputetëve pasi nuk e ndërroi fare pozitën e trupit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.