Pas protestës së dhunshme në Kapitol, Presidenti Donald Trump deklaroi se nuk do të ishte i pranishëm në marrjen e detyrës nga demokrati Joe Biden më 20 janar.
Por, mesa duket vajza e tij, Ivanka Trump, nuk është në të njëjtin mendim si presidenti. Sipas “Daily Mail” Ivanka do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si President i SHBA.
“Ivanka është e shqetësuar për karrierën e saj politike dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin”,-është shprehur një burimi nga Shtëpia e Bardhë për “Daily Mail”
I njëjti burim thotë se Presidenti Trump është kundër këtij vendimi, madje e ka konsideruar si “vendimin më të keq” që ka marrë ndonjëherë vajza tij.
“Ai tha se është fyerje që ajo dëshiron të marrë pjesë në inaugurim. Presidenti i tha vajzës së tij se do të ishte vendimi më i keq që do të merrte ndonjëherë”.-thotë burimi për “Daily Mail”
Vendimi i Ivankës për të shkuar në inaugurimin e Joe Biden si President i SHBA, lidhet me të ardhmen e saj në politikën amerikane.
Pjesëmarrja në ceremoninë e kalimit të pushtetit tek administrata e Biden, Ivanka Trump mendon se do të vlerësohet nga qytetarët, madje mund të fitojë mbështetës të rinj.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende asgjë zyrtare dhe të konfirmuar nga Ivanka Trump rreth këtyre lajmeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.