×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden mund të bëjë histori për herë të dytë: Një gay në ekipin e tij

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 22:27

    Pas emërimit të një gruaje si zv.Presidente, Biden mund të bëjë histori për herë të dytë.


    Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka zgjedhur Pete Buttigieg, ish-rivalin e tij për emërimin presidencial Demokrat, për të udhëhequr Departamentin e Transportit në SHBA, sipas burimeve të mediave vendase.

    Nëse caktohet Buttigieg, 38 vjeç, ish-kryetari i bashkisë South Bend, Indiana, i cili nuk ka mbajtur asnjëherë detyrën federale, do të ishte personi i parë LGBT i nominuar në administratën e Biden dhe nëse konfirmohet sekretari i parë gay që do të miratohet nga Senati amerikan.

    Një zëdhënës i ekipit në tranzicion të Biden nuk i është përgjigjur kërkesës për koment.

    Buttigieg ishte përfolur për disa pozicione të ndryshme në administratën e Biden.

    Si sekretar i Transportit, ai do të vinte në përdorim sfondin e tij në çështjet urbane duke mbikëqyrur një agjenci federale të gjerë që mbikëqyr autostradat e SHBA-ve, sistemet e udhëtimit ajror dhe tranzitit.

    Buttigieg konkurronte gjatë zgjedhjeve të Partisë Demokratike, me fushatën e tij ai u bë kandidati i parë që dilte haptas si homoseksual që u bë një kandidat kryesor presidencial.

    Ai është i martuar me bashkëshortin Chasten që nga viti 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!