Kandidati demokrat amerikan për president, Joe Biden të martën në mbrëmje në debatin e parë me presidentin Trump përdori fjalën “Inshallah”.
Fraza ‘Inshallah’ përdoret shpesh me sarkazëm nga myslimanët kur flasin për diçka që nuk ka gjasa të ndodhë, transmeton Reporteri.
Një video që po qarkullon në mediat sociale shihet presidenti Donald Trump i cili teksa ishte pyetur në lidhje me regjistrimet e tij të taksave pas zbulimeve nga New York Times se ai kishte paguar pak ose aspak taksa gjatë viteve të fundit, Trump tha se ai në të vërtetë kishte paguar miliona taksa.
Këtu Joe Biden ndërhyri me fjalën “Inshallah”.
“Do ta shihni [deklaratën tatimore] dhe do ta shihni”, tha presidenti i SH.B.A.-së, kur Joe Biden ndërhyri duke thënë: “Kur?… Inshallah. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.