×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden president, gazetari i CNN shpërthen në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 18:16

    Televizioni amerikan CNN ishte një prej mediumeve të para që ka raportuar për fitoren e demokratit Joe Biden, që rrëmbeu 20 votat elektorale në Pennsylvania dhe kështu u bë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.


    Rrjeti amerikan pretendon me bindje të plotë që Biden ka fituar 20 votat elektorale në Pennsylvania dhe se tani i ka mbi 280, e për hyrjen në Shtëpinë e Bardhë, kandidatit i nevojiten 270 vota elektorale.

    Gazetari i CNN, Van Jones, nuk ka mundur të përmbahet gjatë transmetimit live – ai ka shpërthyer në lot.

     

    “Është një ditë e mirë për vendin tonë – më vjen keq për qytetarët që kanë humbur jetën nga COVID-19”, ka shtuar Jones

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!