×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden rezulton pozitiv me koronavirus në një moment vendimtar të fushatës së tij

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 7:48

    Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po vuan simptoma të lehta, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

    Karine Jean-Pierre, sekretarja e tij e shtypit, tha se presidenti amerikan ishte vaksinuar dhe përforcuar, raporton BBC.

    Ai ka rezultuar pozitiv për Covid dy herë më parë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Biden, 81 vjeç, u pa të mërkurën duke vizituar mbështetësit në Las Vegas dhe duke folur në një ngjarje. Ai anuloi një fjalim të fushatës më vonë gjatë natës.

    Kjo vjen në një moment kur ai po përballet me presion në rritje për t’u larguar për shkak të moshës së tij.

    Mediat amerikane raportojnë se udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi i shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jefferies – dy demokratët kryesorë në Kongresin e SHBA – u takuan veçmas me zotin Biden privatisht dhe shprehën shqetësim të thellë se kandidatura e tij mund të ndikojë negativisht në garat e tjera të Dhomës dhe Senatit.

    Jean-Pierre tha se presidenti planifikoi të izolohej në shtëpinë e tij në Delaware duke kryer “të gjitha detyrat e tij plotësisht”. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!