×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 23:17

    Ish-Presidenti amerikan, Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij, duke shënuar paraqitjen e tij të parë publike që kur njoftoi fundjavën e kaluar se iu diagnostikua kanceri i prostatës, raporton NBC News. 

    Në fotot e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë Jill Biden dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ish-presidenti dhe ish-zonja e parë u shihen të buzëqeshur së bashku me anëtarë të tjerë të familjes për të festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II.

    Një nga fotot e postuara nga Jill Biden përfshinte mbishkrimin, “Gjyshe dhe Babi krenarë! Urime Hunter – jemi shumë krenarë për ty.”

    Biden u diagnostikua me kancer në prostatë të premten e kaluar, pasi kishte shfaqur simptoma urinare, u tha në një deklaratë nga zyra e tij.

    “Ndonëse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim efektiv”, sqaroi zyra e tij.

    Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!