Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Biden, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo ditë të jetë e mbushur me gëzim dhe suksese.
“Jill Biden dhe unë ju urojmë një festë të sigurt dhe të ngrohtë për miqtë dhe fqinjët tanë myslimanë. Edhe pse nuk mund të jemi të gjithë së bashku për të festuar, shpresojmë që kjo ditë të jetë e mbushur me gëzim dhe sukses për vitin që do të vijë”, thuhet në urimin e Biden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.