Ish-presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, janë larguar nga Kongresi, ku morën pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president, dhe janë nisur për në bazën e përbashkët “Andrews”, prej ku do të udhëtojnë më pas në Kaliforni, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Ata u përcollën nga Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump.
Bidenët do të nisen nga Baza e Përbashkët Andrews këtë pasdite me një fluturim qeveritar të quajtur “Misioni Ajror Special 46”, i njohur gjithashtu si SAM46, thanë zyrtarët në bazën e përbashkët Andrews për CNN.
SAM46 është një VC-25A, i njëjti model si Air Force One, por që nuk mban më atë emër për fluturimin e Biden në Kaliforni pasi ai më nuk është president.
Ndryshe, Donald Trump u betua sot si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.