Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se planifikon t’i kërkojë parlamentit të miratojë zgjedhjet e parakohshme për datën 12 dhjetor, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme për të thyer bllokimin rreth Brexit.
Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Britani janë planifikuar vetëm për vitin 2022 dhe kjo është arsyeja pse Johnson ka nevojë për miratimin parlamentar për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Ai tashmë e ka provuar dy herë, por pa sukses. Johnson tha që 12 dhjetori do t’u jepte ligjvënësve kohë të mjaftueshme për të rishikuar ligjin e tij për Brexit para zgjedhjeve.
Sipas këtij plani, parlamenti do të vazhdojë të punojë deri më 6 nëntor, kur të fillojë fushata. /kp/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.