×
  • Lajme
  • Botë

    Johnson nuk kërkon falje për komentet “raciste” rreth burkës

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 15:27

    Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka refuzuar kërkesën që të kërkojë falje për komente islamofobe të bëra më 2018, që kishin ardhur në kohën kur krimet e urrejtjes kundër myslimanëve ishin në kulmin e tyre.


    Derisa ishte mysafir në një emision në radio LBC, ku u pyet nga dëgjuesit për këtë çështje, Johnsoni tha: “Kur shkruaj gjëra të tilla, asnjëherë nuk kam për qëllim që të shkaktoj dhimbje ose lëndim. Përnjëmend sigurohem se nuk do të preket askush dhe mendoj se si gjithkush të ndihet i vlerësuar, që ata të mos përballen me kurrfarë paragjykimesh e kurrfarë diskriminimi”, shkruan sot Koha Ditore.

    Ai kishte shkruar më 2018 në britaniken “Telegraph” se “burka është shtypëse”, duke nxitur reagime të komunitetit mysliman në Britani të Madhe. Johnsoni ka thënë se kjo çështje po ngrihet qëllimshëm për të shmangur vëmendjen prej çështjeve më serioze të kohës së fushatës zgjedhore të Britanisë së Madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!