Shkon në 3 bilanci i viktimave nga katastrofa e shkaktuar nga moti i keq, që gjatë 3 ditëve të fundit ka gjunjëzuar qytetin e Katanias në jug të Italisë. Ekipet e emergjencës gjetën këtë të enjte edhe trupin e një të moshuare që rezultonte e zhdukur prej të martës si edhe të bashkëshortit të saj pasi makina e tyre u rrëmbye nga rrjedha e ujit.
Pamjet tronditëse që tregojnë se sa i ashpër po bëhet reagimi i natyrës me çrregullimet e ngrohjes globale të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut, rrezikojnë të ripërsëriten brenda pak orësh.
Ekspertët italianë të meteorologjisë konstatojnë se ajo që nisi si ciklon në fillim të kësaj jave, po shndërrohet si rrallë herë për rajonin e Mesdheut në uragan. Në të gjithë rajonin priten erëra me shpejtës 100 kilometra në orë.
Pasojat do t’i vuajë sërish Katania dhe e gjithë Siçilia, kryesisht zonat jugore dhe lindore të ishullit. Situata më e vështirë do të jetë në gjatë së premtes. Autoritetet kanë pezulluar mësimin në shkolla për këto dy ditë, si dhe shumicën e aktiviteteve publike, ndërsa emergjiencat civile janë vënë në gatishmëri maksimale. Vorbulla gjigante do të drejtohet më pas drejt Mesdheut Lindor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.