×
  • Lajme
  • Botë

    Jugu i Turqisë goditet nga një tërmet

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 23:46

    Një termet me magnitudë 5.2 ka goditur Marmarisin në provincën jugore të Muglas në Turqi.


    Siç njoftohet tërmeti ka ndodhur rreth orës 8:43 dhe ishte me thellësi 61.41 kilometra, thotë AFAD.

    Dridhjet janë ndier edhe në Izmir, Antalya dhe zonat përreth, transmeton KOHA.

    Kryetari i Muglas, Orhan Tavli tha se nuk ka pasur dëme në njerëz apo materiale.

    “Ekipet tona janë ende duke i shikuar zonat”, i ka thënë ai Agjencisë së lajmeve Anadolu. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!