Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i i jep fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.
Si raporton The Guardian, Julian Assange është liruar nga burgu britanik dhe pritet të deklarohet fajtor.
Assange, 52 vjeç, pranoi të deklarohej fajtor për një akuzë të vetme penale për komplot për të marrë dhe zbuluar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare të SHBA, sipas dosjeve në gjykatën e qarkut të SHBA-së për Ishujt Mariana Veriore.
Wikileaks postoi në mediat sociale një video të themeluesit të saj duke hipur në aeroplan në aeroportin Stansted të Londrës të hënën në mbrëmje dhe kryeministri australian Anthony Albanese konfirmoi se ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar.
JULIAN ASSANGE IS FREE
Julian Assange is free. He left Belmarsh maximum security prison on the morning of 24 June, after having spent 1901 days there. He was granted bail by the High Court in London and was released at Stansted airport during the afternoon, where he boarded a…
— WikiLeaks (@wikileaks) June 24, 2024
Thuhet se Assange po udhëton për të marrë pjesë një seancë dëgjimore në ishullin Saipan në Ishujt Mariana Veriore, ku ai do të dënohet në orën 09:00 të mëngjesit të mërkurën. Sipas Albanese, ai po shoqërohet nga komisioneri i lartë i Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Stephen Smith./Reporteri.net/